Kulturë

Gruaja në pikturë

Një artiste shumëdimensionale, që nuk lë rast pa i shfaqur idetë dhe shijen origjinale, atë mund ta njohim shumë lehtë nëpërmjet figuracionit dhe koloritit që përdorë në pikturat e saj. Mina Krasniqi në një rrëfim në Flatra.

 

Nga Jonida Balla

 

Gruaja është figura qendrore e krijimeve të saj. Imazhe plotë dinamikë, ngjyra dhe lëvizje, të cilat bëhen edhe më interesante nga karakteristika e mungesës së shikimit dhe syve të mbyllur të subjektit në vepër. Emine Krasniqi është frymëzuar nga realiteti, njerëzit që e rrethojnë dhe ambienti ynë i përditshëm. Pikturat e saj shprehin më shumë sesa një imazh, fytyrë , emocion, një cikël veprash të cilat duket sikur janë të lidhura me njëra-tjetrën në tentim të finalizimit të rrëfimeve të pathëna. Pasioni për artin është i kamotshëm, që kur ajo vendosi të vijonte mësimet për arkitekturë, ku edhe nisi gjithçka.

10689687_10204661438083489_2047876494869995837_n

“Gjatë asaj periudhe kisha lëndët e preferuara, vizatimin dhe interierin dhe në kohën e lirë u kushtoja shumë kohë kombinimit të veshjeve të ndryshme, pastaj bëja ndërhyrje dhe qepje e mezi prisja që të nesërmen t’i vishja në shkollë, që tu tregoja shokëve për krijimin tim të fundit. Gjatë formimit tim artistik, letërsia ishte një nga indikatorët që të merresha më shumë me artin figurativ, e në veçanti pikturën. Por në shumicën e veprave të mia sot, mund të shihet e kaluara dhe pasioni im i përhershëm. Në një nga ciklet kam gërshetuar ngjyrat me tekstilin, kam dizajnuar shumë këpucë e bluza dhe këtë vazhdoj ta bëj ende me shumë kënaqësi.”

Dhe fëmijëria është një nga periudhat më të bukura të artistes, momente të cilat ajo i sjellë me nostalgji, pasionin për të bukurën dhe talentin që e ka karakterizuar gjithmonë.

10647222_10204583441813631_7686457732002821944_n

“ Si fëmijë e pëlqeja shumë lojën një modele (njeri) e vizatuar në karton. Unë jam fëmija më i vogël në familjen time dhe bashkë me dy motrat më të mëdha, improvizonim  me letra rrobat për modelen e vizatuar, i dizajnonim dhe pastaj krijonim një lloj gare me njëra – tjetër se cila i kishte realizuar veshjet më të bukura për modelen. Kjo ka ndikuar edhe në vendimin tim që të angazhohem plotësisht në botën e artit. Gjithashtu mjeshtrit e kryeveprave botërore, Amadeo Modegliani dhe Van Gog më kanë frymëzuar dhe vazhdojnë të jenë frymëzimi im i përhershëm.”

10275380_10203688889290377_7356147087716277978_o

Një artiste shumëdimensionale, që nuk lë rast pa i shfaqur idetë dhe shijen origjinale. Atë mund ta njohim shumë lehtë nëpërmjet figuracionit dhe koloritit që përdorë në pikturat e saj. Dhe padyshim gruaja është protagonisti.

“Zgjodha femrën sepse gjithmonë në jetën time si në lodra kur isha fëmijë ashtu në shoqëri dhe në art. Në ciklin e parë e quajta “Femrat” si ndikim i periudhës kur rrethohesha nga shumë femra, të cilat për fat të keq  ishin të koncentruara vetëm në kujdesin e pamjes së jashtme. Unë në pikturë bëra femrën vetëm si figurë, pa elementet e fytyrës vetëm kujdesin e tyre estetik, që të kenë mundësi secila prej tyre të shohin pikturën edhe të kenë mundësi ta gjejnë veten e tyre në to. Tani kam shumë elemente që kam shtuar në figurë, po thuajse të gjitha përveç syve, unë shohë në sy  ëndrrat, pikëllimin, gëzimin, dëshirën ose të ardhmen e një personi. Kurse në portretet që i paraqes janë mungesa e syve sepse nuk e kuptoj të ardhmen ose edhe vet portretet nuk shohin asgjë. Kam si temë edhe nuset, luftën e tyre për të ardhmen, me pak fjalë them se shpirti femëror më inspiron më shumë për krijimtarinë time artistike.”

admin

Artikujt e tjetrë