Kulturë

Të transformosh emocionet në artin e lëvizjes

Baleti të rrëmben në botën magjike, duke shprehur me gjuhën e trupit dashurinë, dhembjen, mallin …copëza jete. Balerina Aulonë Nuhiu sjellë rrëfimin e saj në Flatra.

Foto: Shenoll Zehri

Ka shumë balerinë që ajo i shikon në skenë dhe ëndërron që një ditë të prekë suksesin e tyre, por balerina ruse Diana Vishneva mbetet gjithmonë e rpeferuara e saj. Aulonë Nuhiu tashmë prej tetë vitesh ka nisur rrugëtimin e balerinës duke qenë pjesë e Trupës së Baletit të Kosovës. “Katër vitet e para isha vetëm nxënëse e baletit edhe pse qysh prej vitit të dytë drejtori i Trupës së Baletit, Ahmet Brahimaj, si dhe profesori ynë i baletit na mundësoi që të jemi pjesë e shfaqjeve të trupës. Që nga atëherë ka filluar angazhimi im me përkushtimin më të madh për të arritur të jem pjesë e Trupës se Baletit dhe pasi arrita këtë, në çdo shfaqje kam qenë pjesë e tyre.”- rrëfen Aulona Nuhiu duke shtuar se baleti është pjesë e jetës së saj që nga shkolla e mesme e muzikës dhe si lëndë zgjedhore kam pasur baletin. Edhe pse baleti ishte zgjedhje e papritur dhe e paplanifikuar më parë, sot është profesioni, të cilit i përkushtohet maksimalisht. Ajo tashmë është një nga balerinat kryesore të skenës shqiptare, por krah saj ka pasur gjithmonë familjen e saj,e cila e ka shoqëruar në këtë zgjedhje të jetës.  “Mendoj se profesioni do të duhej të jetë për secilin person një zgjedhje personale, mirëpo prapëseprapë përkrahja e familjes është e mirëpritur dhe mjaft e domosdoshme. Unë kam fatin që familja ime gjithmonë shpreh gatishmëri për mbështetje, këtë e dëshmon prania e tyre në çdo shfaqje.”- thotë balerina.

dsc_0340

Megjithë dëshirën dhe talentit që  ka pas suksesit të saj fshihet një punë dhe përkushtim shumë i madh,  shumë lodhje, sakrificë për të qenë kjo që është sot, sigurisht sepse baleti për të është vet jeta.

“Baleti është një profesion që kërkon jo vetëm aktivitet të përditshëm fizik, por gjithashtu dhe shumë emocion. Një balerin përveç talentit duhet të ketë edhe shpirt artistik, pasi çdo shfaqje përveç lëvizjeve kërkon aktrim, emocion, saktësi dhe aftësi për të përjetuar muzikën. Për mua baleti është diçka me të cilin filloj ditën, zhvilloj ditën dhe përfundoj ditën. Është në fakt jeta ime.”- nënvizon Aulona.

Ata ngjiten në skenë dhe japin gjithçka nga vetja, të rrëmbejnë në botën e tyre magjike ndërsa flasin me gjuhën e trupit, rrëfejnë mijëra histori që na rrethojnë çdo ditë.

“Çdo shfaqje ka emocionin e vet të veçantë, pasi secila ka historinë e veçantë në vetvete. Por unë do të veçoja shfaqjen e parë në të cilën mora pjese pasi performova për herë të parë së bashku me trupën në skenën e Teatrit Kombëtar, ishte shfaqja “More then tëo to Tango “. Do të veçoja edhe shfaqjen e fundit, e cila më krijon emocione të veçanta, është shfaqja “Stravinsky & Ravel “. Shfaqje e cila kërkon angazhim maksimal dhe shumë energji për 45 minuta derisa jemi në skenë.”- shprehet balerina.

admin

Artikujt e tjetrë