Lifestyle

Jeta ime e ëmbël

Nëse i doni shumë ëmbëlsirat nuk ka mundësi të mos keni shkuar të paktën njëherë në ëmbëltoren ‘Dolcetto Vjosa’, në Prishtinë, për të shijuar një tortë me fiq?! Pasioni është sekreti i tyre…

Është e vështirë ta përshkruash se çfarë e tërheq atë në përgatitjen e ëmbëlsirave, Vjosa di vetëm diçka me siguri të plotë, se është një botë pa kufi. Të gjithë ne e dimë që ëmbëlsirat na dhurojnë emocione, mjafton të mendosh për nxehtësinë që të jep një çokollatë e nxehtë apo freskinë që transmeton një ëmbëlsirë në verë. Por si lindi ideja te Vjosa për të hapur një dyqan ëmbëlsirash? ‘Në fakt kjo është një traditë e hershme në familjen time, e kam të trashëguar nga nëna ime, e cila ka përgatitur këto ëmbëlsira qysh kur unë isha një fëmijë, kur ajo e ndërpreu punën me ëmbëlsira atëherë unë vendosa ta vazhdoj këtë traditë’ – shprehet ajo. Megjithë talentin për ëmbëlsirat Vjosa trashëgoi të njëjtin përkushtim dhe dashuri për t’i përgatitur ato, madje duke shkuar edhe më tej, duke sjellë ide të reja. E ashtu si çdo ëmbëltore edhe ‘Dolcetto Vjosa’ ka sekretet e veta, të cilat e bëjnë shumë unike. ‘Ne jemi të veçante sepse nuk përdorim aditivë apo produkte artificiale. Sigurisht një nga arsyet kryesore është edhe puna jonë, të cilën e bëjmë me pasion dhe dashuri.’- tregon Vjosa. Gjithashtu janë specialitet e Dolcetto Vjosa që bëjnë edhe diferencën me ëmbëltoret e tjera, duke filluar nga ëmbëlsirat e vogla, të cilat punohen me përkushtim të veçantë, gjithashtu përgatisin edhe torta të ndryshme, sidomos tortat me çokollatë.

vjosa (8)

‘ Por ëmbëlsira, që kërkohet më shumë nga klientët dhe më e veçanta është torta me fiq’. Në këtë kohë që Vjosa ka arritur të hapë dhe të krijojë një identitet me ëmbëlsirat e saj, ka pasur edhe sfida të ndryshme, por ka qenë këmbëngulja dhe dashuria e madhe për të vazhduar këtë traditë familjare. Ja se çfarë u këshillon ajo atyre që aspirojnë një ditë të hapin një dyqan ëmbëlsirash. ‘Këshilla ime do të ishte që të kenë dashuri të madhe ndaj kësaj pune sepse përndryshe nuk arrihet suksesi.’ Në fund të çdo menyje është ëmbëlsira…zgjidheni me kujdes sepse ndikon aq shumë në humorin tuaj!
vjosa (1)

admin

Artikujt e tjetrë